Haradinaj: Kjo është marrëveshja e vetme që kam me Listën Serbe!
Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar edhe për akuzat se Qeveria e tij është e varur nga Lista Serbe.
Haradinaj ka thënë se e vetmja marrëveshje me ta është për bashkëqeverisje.
“Nuk ka marrëveshje tjetër pos bashkëqeverisjes me Listën Serbe. Kjo është marrëveshja e vetme që ka Ramush Haradinaj me Listën Serbe. Nuk ka një gërmë time në marrëveshje me serbët që e turpëron vendin dhe interesat e qytetarëve”, tha Haradinaj.
Kryeministri tha se ndoshta dikush e ka imagjinatën më të zhvilluar për marrëveshje tjetër, por që i mohoi akuzat ndaj tij./AktivPress