18:59 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Koncepti 100% shtet është “kushtetuta” e produktit Made in Kosovë

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka vizituar një zdrukthëtar. Haradinaj ka zbuluar disa nga sukseset e kompanisë “Naseri”, sidomos pas veprimeve tarifore të qeverisë.

“Kënaqësi të shohësh produkte cilësore, punën profesionale dhe rezultatet konkrete të bizneseve, pas veprimeve tarifore të Qeverisë në kompaninë “Naseri”, zdrukthtari dhe përpunim druri, që ka të punësuar mbi 160 persona, nga të cilët gjysma gra dhe eksporton rreth 30 përqind të prodhimit në tregjet e BE-së.

Mbështetja e ndërmarrësve nga Fondi për Zhvillim dhe Punësim, eliminimi i barrierave burokratike, lirimi nga tatimi në fitim për produktet e eksportuara, subvencionimi në pagë për punësimet e reja në prodhim, zgjerimi i listës së produkteve bazike që lirohen nga taksat dhe pagesa e TVSH-së pas shitjes, janë vetëm disa nga veprimet që do t’i ndërmarrim për ta fuqizuar më shumë sektorin e prodhimit dhe ekonominë e vendit. Koncepti 100% shtet është “kushtetuta” e produktit Made in Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.