10:54 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj konsultohet me LDK-në dhe Vetëvendosjen

Me gjysmë ore vonesë, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e radhës plenare, në të cilën parashihet edhe votimi i projektligjeve për FSK-në.

Pak minuta pas nisjes së seancës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar rastin të bisedojë me disa deputetë të opozitës, raporton Indeksonline.

Ai shkoi te ulëset e LDK-së dhe u konsultua me shefin e GP, Avdullah Hotin, për të vazhduar me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se seanca e fundit e Kuvendit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, e që u shty për sot.

Në rend dite për sot janë paraparë 46 pika të ndryshme. /Indeksonline/