22:58 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria na dhuruan emocione të paharruara

Ramush Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria, që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë, edhe pse nuk arriten fitore, sërish na dhuruan emocione të paharruara dhe spektakël në fushën e blertë.

“Djemtë e futbollit shqiptar edhe sonte dëshmuan se për nderin e Atdheut nuk kursejnë asgjë. Sonte, si përherë, Kosova dhe Shqipëria fituan respekt”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë, edhe pse nuk arriten fitore, sërish na dhuruan emocione të paharruara dhe spektakël në fushën e blertë. Djemtë e futbollit shqiptar edhe sonte dëshmuan se për nderin e Atdheut nuk kursejnë asgjë. Sonte, si përherë, Kosova dhe Shqipëria fituan respekt./Indeksonline/