Haradinaj: Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi dhe aleatin strategjik në Evropë
Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi dhe aleatin strategjik në Evropë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë.
Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.
“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
“Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm.
Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Urime Dita e Bashkimit, Gjermani.