10:46 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për çlirimin dhe ngritjen e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 11 nëntorin -“Ditën e Veteranit”, duke folur për guximin dhe sakricifën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se Kosova i është mirënjohëse përherë ShBA-ve për çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë, transmeton Indeksonline.

Ai ka vlerësuar se heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.

“Në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera, ata i sollën botës lirinë dhe paqen. Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Me rastin e 11 Nëntorit-Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera, ata i sollën botës lirinë dhe paqen. Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.

RH