23:25 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Kufijtë nuk janë nën autoritetin e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “Prva”, ka deklaruar se fuqitë e presidentit të vendit Hashim Thaçi janë të qarta, dhe se territoret dhe kufijtë e Kosovës nuk janë nën juridiksionin e tij.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përfaqëson vendin, territoret dhe kufijtë nuk janë në autoritetin e presidentit. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë kategori kushtetuese. Tek ne Kushtetuta respektohet”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që Kosova ta pranojë caktimin e kufijve ashtu siç e sheh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Haradinaj është përgjigjur shkurt me “jo”.

“Është e gabueshme të flitet për këtë. Kemi kaluar tashmë nëpër tragjeditë e viteve të ’90-ta. Tani i kemi kufijtë dhe ndoshta jo të gjithë jemi të kënaqur me këta kufij, por nëse nuk i respektojmë edhe ata, atëherë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Haradinaj.