08:15 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj kujton Ahmet Kaçikun: Lum Atdheu që ka burra si ai

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kujton Ahmet Kaçikun i cili në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.

Ai tha se Kaçiku ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ahmet Kaçiku në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.

Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami.

Katër ditë më pas, ai do bashkohet me ta, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë.
Ahmeti u kthye nga mërgimi në përgjigjie të Atdheut. Lum Atdheu që ka burra si ai.

Lavdi!/Indeksonline/