11:44 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kujton dëshmorin Ilir Soba

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në 21- vjetorin e vdekjes së Ilir Sobës, e ka përkujtuar atë.

Haradinaj ka thënë se Soba është një ndër gjakovarët e parë që iu përgjigj kushtrimit të Atdheut, i cili ra  heroikisht, në krye të detyrës, shkruan Indeksonline.

“Që nga fëmijëria, frymëzuar nga të parët e tij, Ilir Soba ishte i etshëm për liri. Ilirin do e kujtoj si një nga luftëtarët më të zot të Dukagjinit. Ndër gjakovarët e parë që iu përgjigj kushtrimit të Atdheut, ai ra heroikisht, në krye të detyrës, para 21 vjetësh. Vepra e tij do jetojë përgjithmonë. Lavdi!”./Indeksonline