16:47 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / MSH

Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi e Afrim Maliqi: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në.

“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 25 vjet më parë, ranë heroikisht në kërkim të lirisë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut”, ka thënë Haradinaj.