10:27 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / k.v

Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez 26 vite më parë.

Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat. 

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.