Haradinaj kujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA: Në rresht me Shtetet e Bashkuara!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e sulmit famëkeq të 11 shtatorit në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se në 23-vjetorin e kësaj tragjedie, njësoj si çdo ditë, qëndrojmë pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke kujtuar viktimat e asaj dite, shkruan Indeksonline.
“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite.
Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur.
Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Haradinaj.
2996 persona humbën jetën në sulmin që u planifikua në katër lokacione, sulm për të cilin mori përgjegjësi grupi terrorist i asaj kohe, Al-Qaeda.
Në mesin e viktimave kishte edhe shqiptarë./Indeksonline/