17:14 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kumton lajmin e shumpritur: Gjermania jep DRITËN JESHILE për vizat!

Gjermania do ta mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu ka konfirmuar kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit në Mynih.

“Një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj theksoi se ishte rast i shkëlqyer për të biseduar edhe rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

“Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë”, është shprehur ai. /Indeksonline/