75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Kurzit: S’ka ndarje dhe shkëmbim të territorit me Kosovën!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj e ka quajtur jo adekuate idenë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën foli sot kancelari austriak, Sebastian Kurz. Ky i fundit deklaroi se BE-ja do të pajtohet me cfarëdo vendimi që marrin Beogradi dhe Prishtina.

“Nuk ka dilema që Austria është aleat i Kosovës. Vet vizita është shumë domethënëse. Pastaj, e falënderoj për votën pro Interpolit, anëtarësimit të Kosovës, si kryesuese e BE-së. Ajo s’arrihet me ndarje. shkëmbime, janë vetëm mbulesë. Kjo është kthim mbrapa. Ia kam shpjegu kancelarit”, është shprehur ai.