Haradinaj: Lavdi e përjetshme veprës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Haradinaj ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e tyre janë të gdhendura në themelet e Kosovës dhe do të kujtohet përherë me krenari, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë rënien heroike të pararendësve të luftës sonë për liri, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Heroizmi dhe sakrifica e tyre janë të gdhendura në themelet e Kosovës dhe do të kujtohen përherë me krenari.
Lavdi e përjetshme veprës së tyre!
RH