75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, liderëve opozitar: Le t’i kryejmë temat kryesore, kur t’i keni votat niseni mocionin!

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundi se ka pasur takime të ndara me përfaqësues të opozitës. Haradinaj ka theksuar se para disa ditëve është takuar me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për çështjet aktuale të vendit tonë.

I pari i ekzekutivit ka thënë se është reale që zgjedhjet nacionale të mbahet ndonjëherë, por sipas tij, temat kryesore duhet të kryhen para zgjedhjeve.

Haradinaj sa i përket mocion-mosbesimit të opozitës ndaj tij ka thënë se në momentin që opozita  i ka 61 vota atëherë me kënaqsi të procedon tutje në Kuvend, përcjellë Indeksonline.

“Kam pasur takime edhe me Isa Mustafen por edhe me Albinin, dhe po ashtu disa takime të shpeshta me Shpend Ahmetin e PSD-së, të cilëve ju kom tregu atyre që nëse dojmë me nxjerr Kosovën prej krize zgjedhjet domesdo mbahen najher por  temat që i zgjedhin para zgjedhjeve zakonisht opozita prap këto tema si dialogu e të tjera do të jenë të njëjta edhe pas zgjedhjeve, do të thotë t’i kryejmë këto tema tash para zgjedhjeve e sa i përket qeverisjes kur t’i kenë 61 vota atë ditë ta kryejnë këtë  punë dhe është e lezetshme se demokracia e ka këtë kur opozita e  arrin shumicën atëherë me kënaqësi le të më rrëzojnë”, ka thënë Haradinaj në emisionin ‘Pressing’.

Më tej, Haradinaj ka folur edhe rreth çështjes së rezolutës së opozitës. Sipas tij, nuk e ka problem që ta votojë mirëpo kjo ka kaluar në një lloje loje të pozitë e opozitë.

“Kjo luftë ka kaluar garën kush ë më i miri apo i keqi. Në këto tema nacionale mundohem të bëhem një llojë ure vetëm e vetëm të kalohen”, ka thënë ai.