75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Hahn se s’do të ketë viza deri në 2020, mbledh kryesinë e Kuvendit

Brenda pak minutave pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit, kjo pas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizimin e vizave.

Mbledhja me kryetarët e grupeve parlamentare, do të nisë në orën 14:30, transmeton Indekosnline.

Sipas  opozitës, Kosovës po i mbyllen dyert sepse udhëhiqet prej njerëzve të izoluar.

Të njëjtit konsiderojnë se udhëheqësit po mundohen ta shpërthejnë izolimin e tyre, duke e izoluar Kosovën.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje.

Opozita beson se dorëheqja e tyre është veprimi i vetëm që ju ka mbetur./Indeksonline/