13:07 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj liron nga detyra Beqajn, për Çekun thotë se është në pritje të kërkesës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pasi ka pranuar dorëheqjen nga ai.

Ndërsa tha se është në pritje edhe të kërkesës për shkarkim të zëvendësministrit Agim Çeku.

I pyetur se a pritet të shkarkohen ministrat tjerë që janë me aktakuzë Haradinaj ka thënë se veprimet e një partie nuk ndërlidhen me vendimet e Qeverisë.

“Çdo parti i ka specifikat dhe kalkulimet e veta. Nuk komentoj vendimet e partive, jam vet kryetar i partisë por nuk përputhen specifikat e një partie me tjera. Ne të gjithë i obligohemi Kushtetues së Kosovës. Si aleancë jemi partia që kemi kodin etik ne nuk ndërlidhim asnjë veprim të brendshme me vendimet tjera nuk kam drejt me i komentua veprimet e PDK-së”, tha Haradinaj.

Lidhur me samitin e Parisit Haradinaj tha se nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet, nëse jo do të shtyhet.

Ai siguroi që Kosova i ka të qarta qëndrimet lidhur me temat e caktuara.