10:30 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj liron nga detyra zv/ministrin Musa Cena

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Haradinaj ka shtuar se vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij, transmeton Indeksonline.

Ttutje kryeministri Haradinaj ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë, qët ë kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë.

Ndryshe Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka vendosur nga një muaj paraburgim për zv/ministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë për marrë të ryshfetit, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.

Zv/ministri Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar të shtunën nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

 

RH