75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Marrëdhënia me BERZH-in, e suksesshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po merr pjesë në takimin trepalësh mes Qeverisë BERZH-it dhe  kryetarëve të komunave tha se çmon marrëdhënien me BERZH-in.

Ai ka theksuar se projektet nuk do të mbesin në pritje, por do të realizohen, raporton Indeksonline.

“Secili projekt do ta gjejë dritën e vet. këto projekte janë me rëndësi. Edhe ne si Qeveri do të jemi në shërbimin e projekteve tuaja. Kosova e çmon këtë marrëdhënie. Një marrëdhënie e tillë është garanci. Ju i identifikoni projektet, qeveria merr garancat. Projektet nuk presin por ndodhin sot. Kosova e sanon minusin buxhetor që ndodh nga këto projekte në një periudhë të caktuar”, tha ai.

Ndërsa shefi i zyrës së BERZH-it ne Prishtinë tha se ka pasur një takim të suksesshëm me zyrtarë nga Kosova muajin e kaluar në Samitin e Londrës.