11:51 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mbështet grevat: Mirë kanë bërë të gjithë ata që janë në grevë (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në konferencën e sotme ka thënë se vazhdimisht ka kërkuar ndihmën e Uashingtonin në dialogun me Serbinë.

I pari i ekzekutivit ka folur edhe për grevat e shumë sektorëve që po i mbajnë këto ditë, raporton Indekosnline.

“Me zjarrfikësa është bërë shumë hajgare, është hera e parë që ka një koncept për ta. Mirë ia kanë bërë që kanë dal në grevë, e edhe të tjerët që janë në grevë mirë kanë bërë. Sa i përket minatorëve edhe ata kanë të drejt, duhet së pari të regjistrohet kompania ‘Trepça’ që është mbetje e një kompanie me borxhe. Jam i habitur si i ka ardhur  disa kësaj teme. Nuk bën të votohet kjo çështje, i lus deputetët mos ta vonojnë vetës regjistrimin e kësaj kompanie”, ka thënë tutje Haradinaj.

Po ashtu, ai ka folur edhe për Ligjin për Pagat, duke thënë se duhet të rritet niveli i pagave në Kosovë, pasi janë para që shkojnë direkt në shpenzim të vendit dhe rritet ekonomia. /Indeksonline/