Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Haradinaj përmes Facebook tha se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, është e garantuar me Kushtetutë.
“E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në orën 14:00, në Prishtinë.
E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.
Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

