Haradinaj mbledh nesër ministrat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbaj nesër mbledhjen e radhës me ministrat e kabinetit të tij.
Sipas njoftimit të lëshuar, mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër në ora 14:00, transmeton Indeksonline.
Mbledhja mbahet në objektin e Qeverisë, derisa nuk dihen pikat e rendit të ditës. /Indeksonline/