14:04 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli përshëndet mbledhjen e dy qeverive, beson që marrëveshjet të gjejnë zbatim

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook ka përshëndetur mbledhjen e dy qeverive të përbashkëta, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt sot në Pejë me rastin e Ditës së Flamurit.

Veseli ka komentuar edhe nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve të nënshkruara, ndërsa ka thënë se të njëjtat duhet të gjejnë zbatim të mënjershëm e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit politik, përcjellë Indeksonline.

Këtë shkrim ai e ka përfunduar duke u shprehur se vetëm duke bashkëpunuar, ndërtojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.
Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë.
Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik.
Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja.