17:33 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj mblodhi kryetarët e nënkryetarët e AAK-së, folën për zgjedhjet e brendshme në parti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi të bërë në faqen Facebook, ka treguar se ka zhvilluar gjatë javes takime me kryetarë dhe nënkryetarë të degëve të kësaj partie.

Haradinaj, ka njoftuar se diskutimi i këtyre takimeve ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshe në AAK, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjatë kësaj jave zhvillova takime me nënkryetarët e Aleancës si dhe me disa kryetarë të degëve, Xhafer Gashin, Faton Jakupin, Zaim Belën, Besnik Shalen, Vehbi Imerin, Fatmir Shurdhajn, Selami Saitin, Nehat Maxhunin, Rexhep Kadriun, Lulzim Kabashin, si dhe me Kryesinë e degës së Mitrovicës dhe Podujevës.

Temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK.

Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”