21:52 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me bashkëshorten mbështesin një nismë humanitare

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën i kanë ofruar mbështetje e tyre private një organizimi humanitar.

“Së bashku, për një mision të shenjtë, aty ku është më me rëndësi dhe ku ndjejmë më së shumti, në ndihmë të fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Si prindër, sonte me Anitën, ofruam mbështetjen tonë private, në një mbrëmje të veçantë të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Klubi i Prodhuesve”.

“Kësaj kauze humane, në emër të popullit të Kosovës, i jam përgjigjur edhe në cilësinë e kryetarit të Qeverisë, përmes përkrahjes institucionale. Një ndihmë e vogël për një vepër të madhe – një shtëpi të lumtur për secilin fëmijë”!

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person