15:26 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Më është prishur gjumi me mëngjes

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar në Kuvendin e Kosovës lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës si dhe zhvillimet në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj është pyetur edhe për atë se a është i sigurt për votimin e demarkacionit sot ku ka thënë se mbetet të shihet kjo gjatë zhvillimet të seancës.

“Ta shohim tash”, ka thënë shkurt Haradinaj, shkruan Indeksonline.

“Kthehemi prapë në vazhdim të seancës nuk e dimë si do të shkojë por si qeveri presim që deputetë të përmbushin pjesën e mbetur të obligimeve”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu është pyetur për deputetët që ishin prezent gjatë hedhjes së gazit lotsjellës dhe gjendjes së tyre shëndetësore.

“Kjo është e ndishme, ta shohim në të ardhmen si e kanë gjendjen”,ka shtuar ai.

Gjithashtu gazetarët si për shaka kanë pyetur Haradianaj nëse gazi lotsjellës i ka prishur gjumin dhe ky i fundit ka deklaruar se po i është prish gjumi me mëngjes.

Lidhur me përjashtimin e deputetëve të Vetëvendosjes që hodhën gazin lotsjellës, Haradinaj ka thënë se ‘vendimet janë të Kuvendit dhe ne i respektojmë’.

Haradinaj, i pyetur nëse është më mirë të gjuash me gaz, apo të gjuhesh me gaz, ai ka thënë se ‘nuk ndryshon shumë’.

“Nuk ka mund të kalojë diskutimi dhe votimi si dje pasi ndryshon gjendja tashmë, pra janë dy dokumente që kanë ndryshuar gjendjen megjithatë ky është vlerësimi i Vetëvendosjes”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/