Haradinaj me kabinetin qeveritar shkon për ngushëllime në familjen Vokrri (Foto)
Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë sot për ngushëllime në familjen e të ndjerit Fadil Vokrri, i cili të shtunën vdiq pas një sulmi në zemër, transmeton Indeksonline.
Haradinaj bashkë me ministrat e tij kanë ngushëlluar familjen Vokrri një ditë pas varrimit të tij në të cilin morën pjesë personalitete të shumta nga vendi e bota.
“Fadili ka qenë i të gjithë neve. Të gjithë familjes kolegëve dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Do ta kujtojmë për të mirë gjithmonë”, tha Haradinaj.
E pamja për legjendën e futbollit po mbahet në “Hotel Sirus” në Prishtinë./Indeksonline/