17:56 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Me liberalizimin e vizave, vendet evropiane përfitojnë këmbime

Tashmë ka përfunduar edhe pjesa e dytë e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sot në  samit diskutuan për çështjen e sigurisë dhe migrimit, Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Këtu, ai nuk la pa përmendur edhe liberalizimin e vizave, duke thënë se me këtë rast vendet evropiane nuk do të përballen me migrimin, por do të përfitojnë më shumë këmbim, transmeton Indeksonline.

“Në pjesën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, diskutuam për çështjet e sigurisë dhe migrimit Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Theksova përkushtimin e Kosovës që nga konsumues i sigurisë, të bëhet ofrues i saj në krah me KFOR-in dhe NATO-në.

Potencova faktin se, me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve.

Kosova nuk do të mbetet peng i së kaluarës dhe kemi qenë konstruktiv në raportet me vendet e Rajonit.

Samiti i Londrës ishte edhe një mundësi e mirë për ta dëshmuar historinë e vërtetë të Kosovës – përcaktimin tonë euro- atlantik. RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/