13:30 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Më mbeti merak për një krevat të vjerrur në rrethojat e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë deputetëve që mos të bëjnë moral të rrejshëm në lidhje me pagat, derisa theksoi se i ka mbet merak një krevat e vendosur në rrethojat e Qeverisë së Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se Qeveria me politikat e saj po vazhdon të mirëmbaje sistemin e padrejtë, ku i pasuri po vazhdon të bëhej më i pasur dhe i varfëri më i varfër

Sipas saj, po të ishte VV në qeverisje sot do të diskutohej për nivelizimin e pagave dhe për barazi sociale

Asaj iu ka kundërpërgjigjur Haradinaj, duke i thënë se ata as në opozitë nuk kanë penguar me gaz të bëhet ligji për nivelizimin e pagave.

“E keni lënë Kosovën në një moral të rrejshëm, ordiner dhe po doni ta mbijetoni atë moral të rrejshëm, nuk është ashtu më, nuk është koha që duhet ta kesh jakën e këmishës së kçyer për t’u dok i moralshëm, ose që po i pinë dy kafe më shumë dhe qenke i keq, ka shkuar ajo kohë, vet jemi deklaruar për një rend shoqëror të tillë, për një ekonomi të tregut, nëse doni ta zhvilloni këtë vend, mos i leni njerëzit që kanë përgjegjësi të nëpërkëmbur, si imunitetin e deputetit që e keni heq tash po mundohemi ta kthejmë edhe këta të gjykatës janë të dikujt, të gjithë jemi me parti e pa parti, e dimë si jemi. Nuk jam kundër kritikës për ngritjen e pagave, është me vend, e kam mirëprit çka kanë thënë qytetarët, i kam mirëprit edhe kravatat dhe më ka mbetur merak një, e kam pa të vjerrur, por mosni moral të rrejshëm se e morët në qaf këtë vend kështu”, tha ai.

Ai ka mohuar se zëvendësministrave iu ka rrit paga, derisa i ka thënë deputetit Sali Zyba që shpreson ta arsytojë pagën prej 2000 eurove si deputet dhe nëse i tepron le ta ndaj me të varfëritë.

“Unë e marrë sot 1400-1500, me rritje 2900, t’i e merr 2000, unë kesh ka të them me çdo normë shumë më badihava po e merr ti“, tha ai.

Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të kësaj qeverie janë kryer punë të mirë por nuk mund të kryejnë punët për një ditë.