Haradinaj: Me soten i kthehemi normalitetit, kjo qeveri s’është kundër askujt
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për media pas seancës që u votua me 61 vota Qeveria e Hotit.
Ai uroi qytetarët e Kosovës, derisa tha se sot i kthehemi normalitetit, transmeton Indeksonline.
“Sot Parlamenti votoi Qeverinë e re, pandemia ka shkaktu dëme të mëdha ekonomike, mendojmë që me sot nis normaliteti. Rimëkëmbja ekonomike do të nisë, po ashtu do të vazhdohet me kujdes ndaj pandemisë dhe temat e tjera që preokupojnë jetën tonë.
Me sot i kthehemi normalitetit, urime qytetarëve! Kjo qeveri s’është kundër askujt, por me e ndihmue Kosovën”./Indeksonline