20:46 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / MSH

Haradinaj me të rinjtë e Aleancës: Rinia është promotore e politikave për një të ardhme më të sigurt

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar të rinjtë e Aleancës nga mbarë Kosova.

Haradinaj tha se rinia është promotore e politikave për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më të jetueshme.

“I nderuar sonte në mesin e shumë të rinjve nga mbarë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës.Gjallëri, entuziazëm, mobilizim gjithandej në Aleancë, veçanërisht te rinia e cila është dhe promotore e politikave për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më të jetueshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.