75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj merr pjesë në forumin e Dubrovnikut

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku do të diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.

Haradinaj ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është e përkushtuar që tu përgjigjet këtyre temeve, duke marrë pozicionin konstruktiv dhe duke u mbështetur në parnerët e saj strategjikë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot po marr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, për sfidat me të cilat shtetet ballafaqohen në sferën e sigurisë rajonale dhe globale. Emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale dhe lajmet e rreme, si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetëm të Dubrovnikut. Kosova është e përkushtuar që t’u përgjigjet këtyre temave, duke marrë pozicion konstruktiv dhe duke u mbështetur në partnerët e saj strategjikë.