09:41 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanit do të mbahet nesër në Poznanj të Polonisë.

Në këtë mbledhje të liderëve, do të merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi për Indeksonline ka thënë se Haradinaj nesër do të jetë pjesë e këtij takimi të liderëve të Ballkanit.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin.

Rreth 1,500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1000 mysafirë.

Në këtë samit marrin pjesë edhe 14 kryeministra. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri francez Edouard Philippe.

Tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria.

Sot do të mbahen takimet ministrore të shefave të diplomacisë e të ekonomisë, ndërsa nesër (5 korrik) do të mbahet mbledhja e liderëve të Ballkanit Perëndimor./Indeksonline/