19:02 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj merr vendim: Të ndriçohen të gjitha vrasjet politike gjatë dhe pas luftës (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe Agjensioni Kosovar i Inteligjencës të zbardhen të gjitha vrasjet politike gjatë dhe pas luftës.

Sipas Haradinajt, ndriçimi i këtyre veprimeve kriminale do të ndihmojë shoqërinë tonë që të ketë qartësi të plotë rreht këtyre ngjarjeve kriminale, por, njëkohësisht do të bëjë që drejtësia të vihet në vend.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës, që në kuadër të mandatit të tyre, të angazhojnë të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, përmes kërkesës më poshtë.

RH