14:25 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Minatorët u shndërruan në fenerë ndriçues të rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot minatorët e Trepçës.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se mbyllja e minatorëve në errësirën e horizonteve të minierës së Trepçës, 29 vite më parë, ishte dhe mbetet një akt unik i vetëdijes së lartë njerëzore për të drejtën e jetës së lirë dhe rezistencës ndaj nënshtrimit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Mbyllja e minatorëve në errësirën e horizonteve të minierës së Trepçës, 29 vite më parë, ishte dhe mbetet një akt unik i vetëdijës së lartë njerëzore për të drejtën e jetesës së lirë dhe rezistencës ndaj nënshtrimit. Minatorët u shndërruan në fenerë ndriçues të rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot, me nderim kujtojmë veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe.

RH