09:36 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj, ministrave: Shkoni në seancën për buxhet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar nga ministrat  që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së Kuvendit ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018.

“Është mirë që të jeni në Kuvend, që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Ju lus sepse është mirë që ministrat të jenë  sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai

Në ndërkohë, Kuvendi edhe sot do të vazhdojë seancën plenare ku në rend të ditës është Projektligji për Buxhetin e vitit 2018.

Më poshtë është rendi i ditës së seancës që pritet të fillojë në ora 10:00.

R e n d i  i  d i t ë s

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.