21:13 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mysafir i ambasadorit Delawie, ka fjalë të mëdha për SHBA-në

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj mori pjesë në organizmin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Në pritjen e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në shënim të ditës së pavarësisë së ShBA-së. ShBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik dhe mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme! Ideali amerikan i lirisë na motivon që ta gjejmë burimin e fuqisë në shpirtin kolektiv. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj