19:47 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj në Bruksel – Para takimit me Mogherinin, kishte një pritje madhështore! (Video)

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka arritur në orët e mbrëmjes në kryeqytetin evropian, Bruksel.

Shefi i ekzekutivit pritet që nesër të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociiimit ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini si dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Mirëpo, një ditë para këtyre takime, Haradinaj gjeti kohë edhe për shqiptarët që jetojnë në Belgjikë.

Në këtë video të siguruar nga “Indeksonline”, kryeministri qëndroi për disa kohë në Ambasadën e Republikën e Kosovës ku u pritë nga dhjetëra bashkatdhetarë. /Indeksonline/