16:26 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / MSH

Haradinaj në mesin e bashkëluftëtarëve, kujtojnë e nderojnë të rënët e ofensivës së gushtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan e Irzniq të Deçanit, për të rënët në ofensivën e gushtit të vitit 1998, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani.  

Pas homazheve është mirëpritur në familjen Dacaj në Irzniq.Me këtë rast Haradinaj i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Rexhep Dacin dhe Metë Sadri Mushkolaj postmortem për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare. 

“Pikërisht sot, në ditën kur përkujtuam të rënët në ofensivën e gushtit, u mblodhëm në familjen Dacaj në Irzniq.Në mesin e shumë miqve e bashkëluftëtarëve, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, për luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metë Sadri Mushkolaj postmortem dhe Rexhep Lahë Daci.Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.