15:02 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Në qershor jo, por në vjeshtë presim lajme të mira për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

AI ka thënë se pret që në vjeshtë Kosova të marr lajme të mira sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve,  raporton Indeksonline.

“Qershori është shumë afër me hy në agjendë sepse me u përgatit tema të tilla është shumë e vështirë”, ka theksuar Haradinaj.

Tutje, i pari i qeveria ka folur edhe për mocionin e rrëzimit të qeverisë, duke thënë se është e drejtë  legjitime e opozitës, e cila ka të drejt të bëj kështu.

“Ia jap nuimrat për rrrëzimin e Qeverisë nëse e vlerësojmë, e aktualisht e vlerësojmë se duhet të punojmë për temat që janë shumë me rëndësi për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për vizitën që do të bëj në Gjermani muajin tjetër.

Ai ka theksuar se pesha e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Berlinit në proceset e Kosovës ka një peshë shumë të rëndësishme, raporton Indeksonline.

“Nuk mund të paraqes listë kërkesash te kancelarja, por do të trajtojmë temat si zhvillimet në Kosovë dhe rrugën euroatlantike të vendit tonë. Takimi në Berlin dhe ai me kancelaren që do ta zhvilloj nuk duhet me u lëshu në këtë konotacion, që të kërkohet heqja e taksës. Kancelarja është person i zënë ka shumë punë e angazhime, udhëheq me vendin e vet, është respekt i madh që na ka ftu për takim bilateral, e ka ftu Kosovën në këtë rast e jo mu, unë do të shkoj me respektin më të madh, nuk është e para, pasi kam pas takim me të në Londër, tani në Berlin ku kemi pas mundësi të bisedojmë. Ky është takimi i parë bilateral, është sukses i madh i Kosovës të hyj në rend të tillë”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, taksa është vendim i Kosovës, masë legjitime dhe lidhet me njohjen e Kosovës nga Serbia, e nuk duhet ndërlidhur me takimin bilateral në Gjermani. /Indeksonline/