11:06 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në Shkodër: Ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh në qytetin me njerëz që të nderojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë njëditore në Shkodër, ku është pritur nga e para e komunës, Voltana Ademi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me Ademin shkëmbyen mendime për fuqizim të lidhjeve historike e kulturore, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Shkodra ka qenë gjithmonë qendër influence, kulturore dhe arsimore për Kosovën dhe nyjë kyçe që i ka lidhë shqiptarët me civilizimet tjera.

Ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh në qytetin dhe mes njerëzve që të nderojnë.

Me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademin, këmbyem mendime për iniciativa të përbashkëta në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, për fuqizimin e lidhjeve historike dhe kulturore, si dhe për integrimin e ekonomive dhe tregjeve, përmes bashkëpunimit intensiv. /Indeksonline/