10:35 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me delegacionin e Atlantikut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me delegacionin e ‘North Atlantic’.

Takimi në fjalë po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku delegacioni po udhëhiqet nga nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson.

Takimi mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe delegacionit të Këshillit të Atlantikut ështëi  mbyllur dhe mediat kanë mundur të marrin vetëm pamje.

Nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media dhe as nuk dihet saktësisht tema e diskutimit.

Ndryshe një takim me të njëjtin delegacion pak më parë ka zhvilluar edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli./Indeksonline/