75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me zyrtarin amerikan, tregon se për çfarë e informoi atë (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështja të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco.

Haradinaj më këtë rast ka theksuar se Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i vendit poashtu ka deklaruar se përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë është e domosdoshme në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë.

Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.

 

RH