18:25 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në Thumanë: Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotshme, ka qëndruar në Shqipëri, kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti tragjik si Thumanë e Durrës.

Haradinaj përmes një postimi, vlerësoi lartë solidaritetin e kosovarëve me shqipëtarët e Shqipërisë.

Sipas tij, ajo që po bën Kosovë, është njerëzore, duke shtuar se kujdesi nuk duhet të mungojë. /IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.

Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.

Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!

RH

Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people standing, night and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 4 people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor