20:10 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nesër pret në takim një zyrtar amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do të pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në ora 10:45 në ndërtesën e Qeverisë, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Haradinaj gjatë ditës së nesërme do të merr pjesë në mbledhjen e ekzekutivit.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00./Indeksonline/