10:50 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nuk është në seancë, ndodhet në këtë festival

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ndodhet në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj po merr pjesë në hapjen e manifestimit folklorik “I këndojmë Lirisë”, në fshatin Çabiq të Klinës.

Ky festival tradicionalisht mbahet për ditëlindjen e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi./Indeksonline/