21:41 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nuk i ka rënë pishman që i ka thënë Blakajt “hajn i pulave”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pati disa epitete të rënda për ish-Prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj duke e quajtur “hajn të pulave” dhe “pishpirik”.

Edhe sot, shefi i Qeverisë, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim, ndonëse nuk i ka ripërsëritur këto epitete.

“Tani janë dy situata, largimi i prokurorit që kishte rastin dhe një prokuror i larguar është vetëm një qytetar. Unë kam dhënë vlerësimin tim, qëndroj prapa tij”.

Haradinaj është kursyer nga komentimi për aktakuzën lidhur me veteranët e rrejshëm.

“Nuk komentoj vendimet e Ligjit, qofshin të Prokurorisë ose Gjykatës, mund të kem pikëpamjet e mia por si kryeministër respektoj shtetin ligjor”.

“Ajo aktakuzë mund të dorëzohej në Gjykatë dhe mos të bëhet temë e diskutimit publik, do të ishte më mirë për Kosovën, gjyqësorin,  veteranët, për të gjithë”.

“Fakti që ajo është bërë temë në publik nuk i ka ndihmuar ligjit, as pastrimit të listave por nuk është ndonjë kontribut”.