17:49 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018

Kryeministri Haradinaj kërkon takim me të ‘ngujuarit’ e Listes Serbe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj derisa ka folur për presionin e vazhdueshëm që po bëjnë serbët për heqjen e taksës, ka kërkuar takim me deputetët e Listës Serbe.

“I kisha ftuar që të takohemi dhe të bisedojmë, është shumë me rëndësi që të bisedojmë edhe për taksën edhe për cfarëdo teme tjetër. Ne jemi të interesuar të bisedojmë për çfarëdo teme që i shqetëson qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Haradinaj ka bërë me dije se taksa është masë mbrojtëse ndaj Serbisë.

“Taksa nuk iu drejtohet qytetarëve të Kosovës, është një masë mbrojtje ndaj Serbisë. Kjo taksë ka të bëjë me Serbinë jo me qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Haradinaj. /Indeksonline/

Mos i humb