22:05 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, paralajmëroi: Ligji për veteranët, thika mes pjesëtarëve të UÇK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj vite më parë në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës kishte paralajmëruar për “problemet”, që mund të rrjedhnin si rezultat i ligjit për ish-ushtarët.

Haradinaj, që atë kohë kishte bërë thirrje që ligji në fjalë të rishikohet, në mënyrë që mos të rrjedhnin më vonë probleme.

“E para ky ligj edhe njëherë është ka shtin thika mes pjesëtarëve të UÇK-së, është ka tenton me i nda për të satën herë edhe pse është e gabushme. Kush është ajo UÇK e 91’ës, kush dreqin janë atë, a bon me ditë ku UÇK në 91’ën.  Nuk ka pas UÇK në 91, ka pas njerëz që kanë sakrifiku në 91’ën edhe ligji mundet me u bo i veçantë që e respekton secilën kategori, jo 91’ën po edhe Jusuf Gërvallën në 81-tën, Kadri Zekën të gjithë ata burra, por ata nuk janë UÇK. Munden prej luftës së dytë botërore në 44-tën prej kur janë pushkatu mujm me i respektu si kategori por jo UÇK-në. Nëse dikush mendon se është ka maron ligj edhe këta përfaqësuesit e shoqatave atje, se dikush ma herët tha që jau kanë ndihmu, kanë kontribu, kanë bashkëpunu. Shumë gabim keni bë me këtë ligj, jeni ra pre e mashtirmeve odinere, kushdo qofshin ata që sot tentojnë me i diskriminu një kategori për të cilën po i thojnë UCK-së, shoqata e veteranë.”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës kur është diskutuar për veteranët – transmeton Indeksonline.

Haradinaj poashtu kishte theksuar se ata persona që kanë hyrë në listat e veteranëve, e nëse të njejtit nuk kanë kontribuar gjatë luftës të largohen.

“Në rast se ka matrapaz që kanë hyrë në vetaranë duhet me i hekë, jam dakord por me gabu e me ra pre e këtij ligji mashtrus. Ligj që ka me nda popullin edhe që poi u sigurojë që ka me shkaktu probleme, harroni problemet buxhetore cka ka me shkaktu në popull.”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Ish- komandanti i UÇK-së edhe publikisht deklaroi se shoqatat e luftës janë mashtruar kur është folë për pensionet.

“Kush është ai zyrtar i Ministrisë edhe i Kryeministrisë që mund me i nda kategoritë e luftës, kush është ai përfaqësues i shoqatave të luftës që tregon kush janë vetaranë të 91-tës, 98-ës, 99-të, Arban Abrashi ka me m’kallxu mu kush është vetaranë, është shumë palidhje kjo. Këta zotnië e shoqatave i kanë mashtru i kanë rrejt shoqatat nëpër komuna, iu kanë thonë kanë me jau rrit pensionet 250 euro. Po iu igurojë që qajo kategori që ka me i marrë 250 nuk ka me kalu numrin në 100 në nivel Kosove. Të gjithë të tjerët keni me i shti thikat popullit mes vete se kush është pjesëtar, kush është veteran, kush është martir. Në fund të fundit plumbi i armikut nuk ka vetë a ke ardh në 99-ën, 91, a 98-ën me të njejtin armik kemi pas punë,as cfarë feje ki.”, pati theksuar ai. /Indeksonline/